Sot me dt.30 Dhjetor 2022 me ftesë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB u organizua takimi përmbyllës , me q rast nga drejtuesi i Agjencisë, Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm z. Shefki ABDULLAHU me një fjalë rasti u paraqitën të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, si dhe planet dhe aspiratat për vitet në vijim.
Takimin përmbyllës me prezencën e tij dhe një fjalë rasti e nderoi edhe këshilltari politik i Ministrisë Punëve të Brendshme z. Lirik LIPOVECI, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim për punën e Agjencisë dhe njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit nga NJPZSH-t në R.Kosovës. Përveç tjerash ,nga këshilltari u premtua përkrahja dhe mbështetja e vazhdueshme për AME dhe NJPZSH-Kosovë.
Me këtë rast, për të merituarit u ndanë mirënjohje në shenjë falënderimi për të arriturat në vitin 2022.